“Beleri, pjesë e grupeve me influencë”/ Zbulohet identiteti: Mbiemri i tij në certifikatë është Shehu. Lidhja me vrasjen e Kacidas

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për çështjen ‘Beleri’ dhe akuzat ndaj tij për blerje votash për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Himarës.

Llabani u shpreh se Beleri, i cili ka 4 emra, në certifikatë mbiemrin e ka Shehu. Ndër të tjera ajo tha se Fredi Bleri është pjesë e grupeve me influencë.

E dini si është mbiemri i Belerit në certifikatë? Është Shehu. Gjatë fushatës elektorale në Himarë ka pasur informacion se emigrantë grekë vinin me autobusë për të krijuar trazira. Ishin të gatshëm për të ndihmuar ë fushatën e Belerit. Këtë vit ka pasur më pak autobus se në vitet e mëparshme.

Ka pasur dhe ngjarje të tjerë që lidhin emrin e Belerit me policinë. Flas për Kacifas. Kacifas u vra dhe jo nga ushtarë grek e jo shqiptare. Kush i mori armet, gëzhojat. Autopsia zyrtare është që Kacifas vrau veten. Figura e Belerit nis me dritëhije si emri i tij. Beleri është pjesë e grupeve që ka influencë“, u shpreh Llabani.

Ndërsa polemisti Laert Vasili u shpreh se “Jemi dy popuj që kemi të njëjtën rrënjë. Beleri është viktimë e një propagande. Fredi shkon duke menduar se do të zgjedhje hallet e himarjotëve ndërkohë është i përdorur nga të dyja anët“./abc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com