Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme me Rithemelimin që shënoi dhe bashkimin e tyre zyrtar.
“Tema e bashkimit ishte temë që dominonte dhe diskutimet. Kishim diskutime për një projekt të përbashkët politik. Ajo që ndodhi sot ishte formalizimi i një vullneti të përbashkët që të jemi bashkë.
Mosbesimi mes palëve për objektivat që duam të arrijmë ishte i madh. Të gjithë thamë çfarë mendonim dhe se kush ishte qëndrimi jonë për çështje të caktuara. Çështja e partisë edhe sot që flasim mbahet pezull pa asnjë arsye nga gjykatat shqiptare. Ishte çështja më e vështirë”, tha Bardhi./m.j