Ëndrra ‘konspirative’ e Doktorit e publikuar përmes analistit pranë tij: Blinken do takojë Berishën fshehurazi nga SPAK

Analisti pranë Rithemelimit Enver Bytyçi, ka bërë një postim të çuditshëm në rrjete sociale ku shkruan se Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken gjate vizites se tij ne Tirane do të takojë sipas tij fshehurazi edhe Sali Berishën, personin që vetë e shpalli të padëshiruar në SHBA. Nje enderr e cuditshme e Berishes me sa duket, efekt serioz i mbylljes ne arrest shtepiak, e percjelle ne publik permes analistit prane tij.

“Burime të besueshme bëjnë me dije se Blinken do të zhvillojë një takim sekret, jashtë syve të SPAK, me kreun e PD, Sali Berishën”, shkruan Bytyçi, që me shumë gjasa po bën ironi ose sarkazëm.

Kujtojmë se që pas shpalljes së Berishës non grata të gjithë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë e kryesisht ata të SHBA që kanë vizituar Tiranën kanë shmangur çdo kontakt me ish kryeministri.

Pra asnjë zyrtar amerikan nuk mundet të takojë një person non grata nga Departamenti i Shtetit sa të jetë vendimi në fuqi, pasi kjo do të ishte një vetëvrasje politike dhe fund i karrierës së tyre si zyrtarë.

Aq më tepër kur bëhet fjalë që bëhet fjalë për vetë Sekretarin e Shtetit, i cili e ka firmosur me dorën e tij shpalljen non grata të Berishës me motivacionin, “korrupsion i lartë dhe minim të demokracisë”.

Absurde e bën këtë deklaratë më tepër edhe fakti se Berisha ndodhet në arrest shtëpie dhe i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com