VIDEO / Itali, tre jahte luksoze përfshihen nga flakët, miliona euro dëme

Tre jahte luksoze janë përfshirë nga flakët në portin e  San Felice Circeo, një fshat në qendër të Italisë.

Zjarri fillimisht është përhapur në një jaht 20 metra i gjatë dhe më pas ka  përfshirë edhe dy mjetet e tjera lundruese ngjitur.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët  arritën të shuanin flakët rreth orës 22:30.

Kryebashkiakja Monia Di Cosimo e cila ndoqi nga afër operacionet e shuarjes së zjarrit bëri të ditur se situata nuk është ende e sigurt.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ka disa media italiane që shkruajnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Për momentin nuk ka një vlerësim të saktë të dëmeve materiale, por dyshohet të jetë i konsiderueshëm.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com