Familjarët e Endrik Bebës përgënjeshtrojnë deklaratën e Sarës: Ishte një lidhje të rinjsh

Në një bisedë me Albi Nakon, Sara Gjordeni i rrëfeu më shumë për lidhjen e saj të shkuar me Endrikun dhe tha se kanë qenë të fejuar dhe se ai ka qenë zhgënjimi i saj i parë.

“Më duket e çuditshme që po shoh ish-in tim duke folur me Bardhin. Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë”, tha Sara. “Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Por jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe prapë i thashë dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashë, për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë i thashë të çlirojmë atë tensionin!”

Nuk ka vonuar shumë dhe familjarët e Endrikut kanë reaguar në profilin e tij në Instagram, ku kanë thënë versionin e tyre të historisë, ku sipas tyre nuk ka pasur asnjë fejesë dhe asnjë plan për fejesë mes tyre.

“Miq të dashur! Ndiejmë detyrë të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont”, -shkruhet në Instastory-n e faqes së tij zyrtare. “Ishte një lidhje të rinjsh, disamujore, 9 vjet më parë. Endriku, siç e pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë, nga e cila ka një djalë; siç pranoi lidhjen e re nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund ta kishte pranuar edhe fejesën nëse do të ekzistonte, por NUK ka ekzistuar.”

Në fund të postimit shkruhet se shpresojnë që Endriku të ketë mundësinë ta sqarojë edhe vetë këtë gjë.

foto galeri

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com