Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet online, Shoqëria Civile prezanton rekomandimet për Kodin

Për shkak të kaosit në mbledhjen e kaluar, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh “online” këtë të premte për të diskutuar rekomandimet e përfaqësuesve të organizatave të Shoqërisë Civile.

Bashkëkryetari Damian Gjiknuri u shpreh se është në dorën e aktorëve politikë nëse duan ta respektojnë kodin elektoral dhe se kontributi në komision duhet të jetë konkret nga të gjitha palët.

Enkelejd Alibeaj e argumentoi kalimin “online” të mbledhjes me bllokimin që sipas tij i bënë deputetët demokratë mbledhjes së komisionit.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile sollën propozimet e tyre lidhur me votën e emigrantëve, votimin elektronik, listat e hapura, heqjen e herësit si dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com