Nesturi: Një biznesmen pritet në krye të opozitës së re

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D’ në RTSH, artikuloi mendimin se po tentohet brenda opozitës që të shkohet drejt një zgjedhje të re, ku gjasat janë që një biznesmen të vendoset në krye të opozitës.

Por, sipas tij, Berisha e ka bërë të qartë se është kundër kur thotë se “Berisha i tretë do të vijë me sukses”.

“Po ndjek me vëmendje çdo deklaratë dhe të atyre në krye të opozitës por edhe të të tjerëve. Çështja e armëpushimit ka të bëjë me kushtet të reja që po vizatohen. Armëpushimi do të vijë kur të shohin se s’kanë më se çfarë hanë nga njëri- tjetri. Nuk ndodh më asgjë. Që nga Bardhi s’ka më asgjë. Në këto kushte, në logjikë të vjen armëpushimi, se s’kanë më çfarë të ndajnë. Kanë komunikim, por kanë qëndrime të ndryshme. Ka lëvizje të tjera. Kjo opozitë thonë se nuk mund të ribëhet më. S’duhet të jetë as Meta, jo më Berisha e Basha. Meta ka thënë që të mos jem as unë as Berisha. Këtu po luhet. Po shkohet drejt personazheve të tjera jashtë politikës, pjesë të biznesit për të bashkuar palët. Duke ardhur nga jashtë nuk ka këto ngarkesa që janë aktualisht për të krijuar një opozitë të re. Berisha deklarohet se është kundër një nisme të tillë. Berisha i tretë-thotë- do të vijë me sukses. Duket se po shkohet drejt zgjidhjeve të reja.”, tha Nesturi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com