Ngjela tregon bisedën me Yuri Kim: Çfarë më tha për SPAK-un! Amerika është e vendosur t’i shkulë…!

Avokat Spartak Ngjela thotë se 2024 do të jetë viti i SPAK. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zoti Ngjela u shpreh se Amerika është vendosur të shkulë rrënjët e korrupsionit përmes SPAK. Në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga zoti Ngjela tregoi edhe një bisedë me ish-ambasadoren e SHBA në Shqipëri, zonjën Yuri Kim për financimin dhe mbrojtjen e trupës së SPAK.

“Është Amerika ajo që e ka marrë përsipër të luftojë korrupsionin në Shqipëri. Blinken e tha qartë se kush e drejton SPAK. Pyetja që duhet të bëjmë sot është nëse do ta vazhdojë SHBA luftën kundër korrupsionit. Të gjitha sinjalet të cojnë në një përgjigje, që po, Amerika është e vendosur t’i shkulë rrënjët e korrupsionit në Shqipëri.
Megjithatë ata nuk e kanë të lehtë. Unë kam biseduar me disa ekspertë të cilët më kanë thënë që SPAK ka edhe prokurorë të trembur dhe një përqindje të vogël të korruptuar.

Këtë çështje e kam diskutuar me ambasadoren e SHBA në Shqipëri zonjën Yuri Kim. Unë i propozova zonjës Kim në bisedën që patëm, që të vendoset mbrojtje për trupën e SPAK. Asokohe zonja Kim më tha që në Uashinton janë zhvilluar biseda në mënyrë që paratë me të cilat duhet të paguhet mbrojtja dhe trupat e SPAK, të dalë nga parlamenti. Dhe kështu ndodhi, ata marrin rroga shumë të larta dhe janë të mbrojtur.

Ecuria e SPAK shikohet ndryshe nga optika e gjithsecilit. Por për mendimin tim, janë në rrugën e duhur. Nuk janë të lehta goditjet e tyre. Ekspertët që shqyrtojnë çështjet janë ndërkombëtarë. Prandaj nuk ka një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë në rezultate, sepse ata kërkojnë prova absolute”, u shpreh Ngjela/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com