Afera CEZ-DIA, kallëzimet për Metën/ Kara: Marr kërcënime çdo ditë! Avokati: Këtu sulen deri në terrorizëm

Avokati Romeo Kara i cili ka bërë kallëzimin për CEZ-Dia-n në SPAK, tha se është kërcënuar pas kallëzimeve që ka bërë në prokurori. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kara tha se drejtësia tashmë duhet të veprojë.

‘Nuk ka një rast si ngjan tjetrit duhet të hetohet. Masa e sigurimit nuk ëhstë masë dënimi. Ai edhe nuk i është bindur vendimit të gjykatës. Unë kam bërë kallëzim penal për CEZ-DIA-n. Kam përforcuar kallëzimin tim. Nuk e di nëse do të ketë zhvillime. Se po e le më gjatë është si puna asaj tavës do të digjet. Mendoj se tava është pjekur, kërcënime ka çdo ditë.’- tha Kara.

Edhe avokati Idajet Beqiri, pohoi se merr kërcënime e se elementë të krimit të organizuar janë bërë si bisha.

‘Këtu po kërcënohet vendi, shteti ligjor. Elementët e krimit të organizuar janë bërë si bisha të organizuara. Kush ngrihet që bën një kallëzim që jep një provë vërsule 100 e ca deri në terrorizëm.’- tha Beqiri./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com