E rëndë/ Bënte shumë zhurmë duke luajtur ‘PlayStation’, 17-vjeçarja godet me thikë vëllain

Një 16-vjeçar është goditur nga motra e tij një vit më e madhe pasi bënte shumë zhurmë ndërkohë që luante ‘PlayStation’.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Agrigentos në Itali mëngjesin e së premtes por vetën ditën e sotme u bë publik rasti nga policia.

Vajza ka debatuar disa herë me të vëllanë pasi ajo donte të studionte ndërsa ai vazhdoi të luante duke bërë zhurmë me PlayStation.

Adoleshenti, i cili është goditur mes zemrës dhe mushkërive, është në gjendje të rëndë i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Giovanni di Dio në Agrigento./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com