“Gërdeci”, GJKKO kërkon dëshminë e ish-sekretares së Aldo Bumçit

Gjykata e Posaçme kërkon të marrë dëshminë ish-sekretares së Aldo Bumçit, Anjolla Agolli, lidhur me çështjen e “Gërdecit”. Ndonëse SPAK ka vënë në dispozicion një adresë të ish-sekretares të Ministrit të Drejtësisë në kohën e shpërthimit të Gërdecit, ajo nuk është gjetur.

Nga ana tjetër, përpara nisjes së seancës së kësaj të mërkure, ish-ministri Fatmir Mediu kërkoi që dëshmitarët të thonë të vërtetën.

Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata. Gjykata informoi se Ministria e Drejtësisë ka dërguar letërporosinë në SHBA për të marrë në pyetje, Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAK.

Prokurori i SPAK kërkoi në seancën e radhës se nëse do të jetë gati mund të pyetet edhe Mediu në cilësinë e të pandehurit. Ky i fundit tha për mediat se për këtë çështje do të komunikonte me avokatët. Dëshmitari i fundit Ilmi Laçaj refuzoi të jepte deklarime.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com