VIDEO/ Përplasje kokë me kokë dhe flakë, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Korçë

Dalin pamjet nga aksident i rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Belorta të Korçës.

Në video duket momenti kur dy automjetet përplasen me njëra-tjetrën. Nga aksidenti i rëndë një person ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.

Siç duket edhe në pamje, pasi dy mjetet u përplasen me njëra-tjetrën, një prej tyre ka shpërthyer në flakë.

“Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia për ngjarjen.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com