“Fitonin të dyja palët”/ Gazetari: Si e ndihmoi Ahmetaj, Metën që të godiste kundërshtarët!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareT tregoi se si ish-zëvendëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj ndihmoi Ilir Metën të godiste kundërshtarët.

“Në 2018-ën kur nis lufta për inceneratorin e Tiranës dhe Zoto nuk përdoret më si bankomat nga Arben Ahmetajn, befas del në skenë Ilir Meta me Kryemadhin dhe nisin të denoncojnë inceneratorët.

Me këtë lëvizje fitonin të dyja palët. Arben Ahmetaj duke denoncuar inceneratorët synonte të godiste Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon sepse i kishte pjesë të partisë dhe ata kishin kaluar me PS-në. I bënte një nder Ilir Metës.

Ilir Meta si njeri i kalkulimeve e kishte parashikuar goditjen që do të kishte LSI-ja në zgjedhjet e 2021-shit dhe lëvizjen e deputetëve në partinë e tij. Kështu nisi luftën ndaj inceneratorëve, qeverisë për të goditur Lefter Kokën gjë që Meta ia arriti.

Ka dyshime të forta që prokurori i cili goditi Lefter Kokën kishte lidhje të forta me Kryemadhin dhe Metën. Nga ana tjetër, përpos shokëve të Ilir Metës që e kishin tradhtuar, goditeshin ish-shokët në biznes të Arben Ahmetajt që ishte Klodian Zoto dhe personazhe të tjera.”, tha Doçi në DritareTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com