“Kjo agoni e gjatë s’do e çojë askund PD”/ Gjekmarkaj zbulon planin për të fituar: Ja ndryshimi që duhet të bëjë opozita

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet i PD-së u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se ka qenë i pari që ka hedhur idenë për një federatë të opozitës, për të kapërcyer ndarjet, përpara zgjedhjeve të vitit 2025. Ai deklaroi se opozita e ka një shans, të propozojë në vazhdimësi gjëra të reja, të mos merret më kundërshtitë që e ndajnë, por me ato që e bashkojnë.

“Opozita nuk e ka bërë një rekurs moral me veten dhe ka kohë deri në zgjedhje është pak. E di që nuk është optimiste, por opozita po bën diçka, po bën minimumin, bashkimin e saj të pjesshëm. Nëse i rikthehemi se çfarë ka ndodhur, duket sikur kruajmë plagët tona. Çfarë do të bëhet?

Unë mendoj se opozita ka një shans, të propozojë në vazhdimësi gjëra të reja, të mos merret më kundërshtitë që e ndajnë, por me ato që e bashkojnë.

Kam qenë i pari që kam hedhur idenë e një federate dhe të një kandidati për kryeministër që t’i tejkalojë kompentencat dhe të jetë ai shefi i opozitës për ta marrë këtë mandat nga pranvera, nga prilli, një vit para zgjedhjeve dhe të ndërtojë modelin e opozitës dhe të qeverisë të së nesërmes dhe jo robër të gjërave të vjetra.

Nëse kjo nuk ndodh, çështja është: a do të kemi një opozitë të vogël, apo një opozitë të madhe?

Sepse unë nuk shoh pastaj mundësi pushteti. Ne nuk kemi humbur çdo shans. Nëse ia dalim të sjellim njerëz të rinj, ide të reja dhe duke patur një komunikim intensiv me shoqërinë, larg ligjërimit të përditshëm, do të kemi shanse dhe shpresa që pas 12 vitesh ta ndryshojmë qeverinë dhe gjendjen në Shqipëri”-tha Gjekmarkaj./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com