Heqja e dinarit serb/ Rama: Duhet koordinim me aleatët, por Kosova po respekton Kushtetutën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr dinarin nga qarkullimi dhe për të lejuar  shkëmbimet tregtare dhe shërbimet vetëm në euro.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit” shkruan Rama në një postim në X

Ky reagim erdhi pasi Banka Qendrore e Kosovës urdhëroi që nga 1 shkurti në tërë territorin e vendit të përdoret si mjet pagese euroja, që do të thotë se serbët në veri të Kosovës nuk mund të përdorin më dinarin për pagesa, pensione etj.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përsëriti sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).  Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com