Eurojust dhe SPAK godasin rrjetin shqiptar të kokainës në Europë, 83 persona në hetim

Eurojust, SPAK dhe prokuroria e Fierences kanë goditur në një operacion grupin kriminal të përfshirë edhe në trafikim narkotikësh. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shqiptarë. Itali, Spanjë, Holandë vendet ku është zhvilluar aktiviteti. Hetimi ka zgjatur për 2 vjet.

Ka të përfshirë edhe shtetas italian, janë sekuestruar edhe automjete e lëndë narkotike si dhe janë gjetur armë të fshehura. Operacioni vijon edhe aktualisht ende nuk ka përfunduar.

Është një numër i lartë i personave të ndaluar përfshirë edhe drejtues të grupeve kriminale. Pjesë e goditjes nga autoritetet edhe lëndë narkotike kokainë, shtëpi bari të zbuluara.

Shtrirja e hetimeve ka qenë që në vitin 2019 dhe vlen të theksohet se janë sekuestruar që prej asaj kohe në Shqipëri mbi 200 llogari bankare

Operacioni është ndërkombëtar me disa shtete të përfshira, Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë. Droga kryesisht sigurohej apo trafikohej në këto vende. Prokurorët e këtyre vendeve janë përfshirë në hetime. Nuk është operacioni u vetëm dhe është si suksesshëm.

Janë zbuluar gjatë hetimeve bunkier për fshehjen e lëndëve narkotike. Kokainë, heroinë, hashash e mariuhanë trafikohej droga. Operacioni është kryer edhe në Shqipëri.

Prokurori i SPAK Vladimir Mara tha ketë të hënë  se është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Pa një bashkëpunim të drejtpërdrejtë nuk mund të luftohet.

Ai shtoi se përveç përmbylljes së hetimeve janë evidentuar dhe dokumentuar vepra kriminale të 4 grupeve të shtrirë në gjithë Evropën.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com