Tritol nga Kosova drejt Shqipërisë, Policia e Shtetit jep detaje: Tre të arrestuar dhe dy në kërkim (EMRAT)

Policia e Shtetit ka sekuestruar 40 kilogram tritol që vinte nga Kosova dhe ka vënë në pranga disa persona.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka në një konferencë për medeit ka bërë publike rezultate e operacionit.

Vocaj: Pas një pune hetimore 4 mujore, më 4 shkurt u godit një grup i strukturuar criminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga kosova në drejtim të Shqipërisë. Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë. 

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.  

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet. 

Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com