Fundjava e aksidenteve në Fier, regjistrohet i treti, makina përfundon në kanal

Një automjet ka përfunduar në kanal mbrëmjen e të shtunës në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Ura e Baçinozit”, duke regjistruar kështu aksidentin e tretë gjatë kësaj dite në këtë zonë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa sipas informacioneve paraprake të siguruara nga A2 CNN mësohet se drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Më herët dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës”. Të dy ja makinat gjithashtu përfunduan në kanalin anës rrugës.

Edhe në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim u regjistrua një aksident të shtunën pasdite, ku u përfshinë 3 mjete. Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar katër persona, të cilët gjithashtu u dërguan me dy autoambulanca në Spitalin Rajonal të Fierit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com