Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, lëndohet një person në përpjekje për të shuar zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës në lagjen “11 Nëntori”.

Në apartament ka qenë një 55-vjeçar , i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë.

Pasi mori mjekim në spital, 55-vjeçari u largua për në banesë.

Zjarri është shuar, teksa dyshohet se u shkaktua për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com