“E djathta nuk di ku ka kokën”- Pedagogia: Krerët e partive janë kthyer në “Zeusa”

Pedagogia Majlinda Keta është shprehur se e djathta në Shqipëri është e ç’organizuar dhe votuesit nuk e dinë se kush quhet ‘e djathtë’.

Komentet Keta i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se përderisa nuk është zgjidhur ende dilema se kush është PD zyrtare, se kë njeh gjykata, atëherë sipas saj, e djathta ‘nuk di ku ka kokën’.

Ajo shtoi se sot kryetarët e partive kryesore politike përmes sistemit zgjedhor aktual me lista të mbyllura, janë kthyer në ‘Zeusa’, duke vendosur gjithçka.

“Unë mendoj që ky është një lloj rezultati që nuk ndryshon shumë nga përmbajtja e raporteve të fundit mbi cilësinë e zgjedhjeve në Shqipëri, në disa pika. Marrim slajdin që ju e keni fokusuar. Është një pohim shumë i vërtetë që një në dy perceptohet tjetri që e shet dhe blen votën. Ajo që mua më shqëtëson, është një lloj qytetari që është në një dualizëm brenda vetes, në një sjellje që do të maskojë diçka. Problemi nga 3-5 është Shqipëria reale.

Ne kuptojmë një sjellje të frikur të njerëzve, të ne të mbeturve këtu në Shqipëri, që po të lidhemi edhe me atë afeskionin e moshës 25-34 që janë të punësuar drejt të majtës që është në qeverisje, vjen me një sjellje të trembur të njerëzve që teorikisht e dinë se nuk duhet të jetë kështu, por praktikisht duhet të pohojnë.

Më habit gjykimi mbi të cilën është vepruar, kanë pohuar për sjelljen e një votuesi të majtë dhe një të djathti. Prisja që e majta të dilte e dyfishuar, ndërsa e djathta do më pëlqente të dilte më reale, të renditej më poshtë, pasi e djathta nuk di ku ka kokën e vetë. Votuesi i djathtë sot nuk di se kush quhet e djathta, përderisa ekziston dilemma se kush është zyrtarja, kë njeh GJK, etj. Sot kryetarët e partive janë ‘Zeusa’ të listave që përpilojnë. Ato janë më shumë si lista të telebingove, që shkojnë votojnë duke u bindur”, tha Keta.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com