Deklaratat e Ahmetajt, reagon Basha: Të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën…

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-numri dy i qeverisë Rama, në një intervistë të transmetuar mbrëmjen e së enjtes.

Në një postim në mediat e tij sociale, Lulzim Basha e cilëson Partinë Demokratike si një bandë kriminale, figurat më të larta të së cilës “kërcënojnë njëri-tjetrin me kode mafioze.”

Lulzim Basha, Facebook

“Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.

Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.

Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit.”

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com