Përse e ‘shiti’ Greqia Belerin? Gazetari zbulon prapakenat, Athina: Çështje e brendshme e gjyqësorit shqiptar…!

Gazetari shqiptar në Greqi, artur Bibe deklaroi në emisionin “Breaking me Dafina Hysa” se Përse e shiti Greqia kandidatin e zgjedhur te Himarës, Fredei Beleri.

Gazetai u shpreh se Greqia ka pranuar se “Beleri” eshte çeshtje e brendshme e gjyqesorit shqiptar, nderkohe qe ka kerkuar vetem betimin e tij si kryetar bashkie dhe emerimin e nje drejtuesi te perkohshem deri sa te jepet vendimi final nga gjykata.

“Sot në një takim informal në ministrisë së Jashtme të Greqisë mes drejtuesve politikë dhe mediave kryesore evropiane të akredituara në Athinë, na u tha se tani për Greqinë rëndëi nuk ka emri i personit të zgjedhur por betimi i personit që ka fituar zgjedhjet, dhe në vazhdim emërimi i një personi tjetër që do të vazhdojë të drejtojë në Himarë, deri në përfundimin e procesit.

Pavarësisht se Beleri është në burg, pala greke duket se tashmë ka një ndryshim qëndrimi. Dhe sot na e thanë shumë qartë që zoti Beleri duhet të betohet, ku për herë të parë u përmend dhe betimi brenda ambienteve të paraburgimit, dhe menjëherë emërimi po prej Belerit të një drejtuesi tjetër që të vazhdojë punën.

Ndërkohë që për herë tyë parë është quajtur nga pala greke si një çështje e brendshme e gjyqësorit të Shqipërisë çështja Beleri, dhe nuk ka lidhje me presionet e Greqisë. Duke lënë për të kuptuar se Greqia ka ushtruar presion deri më tani në çështjes e drejtësisë shqiptare.

Greqia, na u tha qartë se nuk ka asnjë intereferencë në çështjen gjyqësore të Belerit, por do të ishte i kënaqur që betimi i Belerit të bëhej sa më shpejt dhe pastaj të vazhdonte procesi penal”. Tha mes të tjerave gazetari./m.j

Shikoni videon pas minitës 17.15

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com