Zhvillimi me cilësi të lartë është një parim i palëkundur në epokën e re – nënvizoi presidenti kinez në një takim të nivelit të lartë kohët e fundit .
“Zhvillimi i forcave të reja prodhuese është kërkesë e brendshme dhe një fokus i rëndësishëm i promovimit të zhvillimit me cilësi të lartë. Është e nevojshme të vazhdojmë të fokusohemi te inovacioni dhe ta përdorim atë për të përshpejtuar zhvillimin e forcave të reja prodhuese,” tha Xi.
Me inovacionin që luan rolin kryesor, forcat e reja prodhuese simbolizojnë produktivitet të përparuar që është i çliruar nga mënyrat tradicionale të rritjes ekonomike dhe rrugët tradicionale të zhvillimit të produktivitetit, karakterizohet nga teknologjia e lartë, efikasiteti i lartë dhe cilësia e lartë dhe përputhet me filozofinë e re të zhvillimit, tha sekretari i përgjitshëm shkruan CMG.
Forcat e reja prodhuese udhëhiqen nga përparimet teknologjike revolucionare, ndarja inovative e faktorëve të prodhimit dhe transformimi e përmirësimi i thellë industrial, duke marrë si bazë përmirësimin e aftësisë së punëtorëve, mjeteve të punës e subjekteve të punës dhe kombinimin e tyre optimal, ndërsa rritja e konsiderueshme e produktivitetit të përgjithshëm të faktorëve është shenja kryesore dalluese e tij, theksoi Xi.