“Agjenda e Berishës është e rrezikshme”, Frrok Çupi: Të gjitha pjesët e PD kanë punë me drejtësinë

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Special Report” u shpreh se mes fraksioneve të Partisë Demokratike mund të lindë një parti e re. Ai u ndal tek vizita e Gazment Bardhit në SHBA, për të cilin tha se ka qenë atje “nën atributin e një rebeli të Berishës”.

“Prania e një deputeti demokrat, qoftë dhe në Departamentin e Shtetit, nuk është e çuditshmen, është organike. Nuk është bërë më parë se nuk ka patur sinjale se pjesa e mbetur e PD, të japë sinjale, që është në përkrahje të politikave amerikane ndaj Shqipërisë. Bardhi ka qenë në atë takim më atributin e një rebeli të Berishës, e thënë në thonjëza. Krijimi i një partie e vetmja dritë që shihet. Nuk jam i bindur  nëse janë të organizuar për të krijuar një parti tjetër. Flamuri Noka transmetonte humorin në fjalë dhe gjithë posturën dhe shqetësimin e  Sali Berishës. Ai është një alarm i Berishës, ai i do të gjithë rreth vetës. Të tria pjesët kanë funksionuar pa pasur entuziazëm të shpejtë. Ata funksionojnë në bazë të një agjende të Berishës.  Nuk mund të shpresojmë  se mund të ketë një parti të pastër ne mes. Të tria pjesët kanë punë me drejtësinë.”, tha ai.

Sipas tij edhe nëse do arrihet të krijohet një partie re, dy fraksionet e tjera, që janë ekstremet e PD do ta shantazhojnë atë.

Ai shtoi se pas kthimit nga SHBA, Gazment Bardhi do të hyjë në agjendën e ish-kryeministrit, i cili është izoluar në shtëpi dhe po hetohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

“Duke parë  gjithë lëvizjen atje, do tentohet krijimi i një partie politike dhe mund të formohet, por mund të shantazhohet nga dy pjesët e tjera. Bardhi, pas kthimit nga SHBA, do të hyjë në agjendë me ish-kryeministrin”, tha ai.

Sa i takon deklaratave të Metës, i cili një ditë më parë tha se përgjigjet vetëm për Partinë e Lirisë, Çupi tha se kjo lëvizje nuk është e rastësishme:

“Meta ka një problem tjetër. Unë e kam studiuar si një lëvizje të tij, duke pasur parasysh tipologjinë politike të tij dhe diferencat që kanë me Sali Berishën. Në pikat e përbashkëta me Berishën ai afrohet, dhe në pikat e tjera që trembet nga Berisha ai largohet. Agjenda e Berishës është e  rrezikshme. Ilir Meta ka manifestuar urrejtje  për SHBA. Ai ka frikë ti afrohet asaj lëvizjeje”, shtoi ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com