Aksidenti/ Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, 2 të plagosur, njëri fëmijë

Dy automjete Volsvagen janë përplasur me njëra tjetrën pasditen e sotme në superstradën Lezhë – Milot në afërsi të kryqëzimit tek Treshi. Për pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre fëmijë i mitur.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com