Aktori i mirënjohur, Florian Binaj, të cilin së fundmi e kemi parë të bëhet pjesë e një nisme politike dhe po ashtu moderator në një program televiziv, me anë të një instastory ka dhënë një lajm të mirë dhe të keq për fansat e tij dhe jo vetëm.
Ai shkruan se për arsye të disa projekteve artistike personale dhe profesionale, do duhet të tërhiqet nga disa angazhime që po bën aktualisht.
“Arti cilësor, do kohë cilësore dhe përkushtim”- shkruan ndër të tjera Binaj, ndërsa nuk dihen ende projektet e tij të reja dhe nga çfarë do të heqë dorë aktualisht.
Aktori e mbyll shkrimin e tij duke thënë se pjesa tjetër e kohës është familja dhe sipas tij koha për të është e panegociueshme me asgjë.
Postimi:
“Të dashur mikesha, miq dhe armiq!
Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…
Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim.
Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”
/f.s