“Falsifikim dokumentesh të pronave në bregdetin e Lezhës”, ekstradohet nga Italia Paulin Simoni

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar në vendin tonë. Siç bën me dije Interpol Tirana, 39 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 3 vite e 8 muaj burg për falsifikim dokumentesh të pronave në bregdetin e Lezhës. Bëhet fjalë për Paulin Simonin. Kapja e këtij të fundit është bërë e mundur në bashkëpunim me Interpol Romën.

“Ekstradohet nga Italia, një 39-vjeçar shqiptar i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës.  Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në shtetet e tjera, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana ka ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: -si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shtetasi shqiptar Paulin Simoni, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Po ashtu do të ekstradohet drejt Gjermanisë një shtetas serb i kërkuar për falsifikim dokumentesh.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com