Makina përmbys dhe në flakë mbi asfalt, aksident i frikshëm në Elbasan-Tiranë

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë  – Elbasan, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes një prej makinave është përfshirë nga flakët, ndërsa për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com