“Moment historik për shqiptarët”/ U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Osmani uron Talat Xhaferin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i cili sot u zgjodh kryeministri i parë shqiptar i një qeverie teknike, në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në “X”, Osmani shkruan se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut,.

“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com