Një kërkesë e gjyqtares Arnisa Këlliçi, e cila pak ditë më parë kërkoi mbrojtje të veçantë, ka zbuluar emrin e kërcënuesit të dyshuar të saj.
Sipas letrës bëhet fjalë për prokurorin Adriano Dyrmishi.
Këlliçi shkruan se nga dy kërcënimet që i kanë ardhur, njëri është bërë nga prokurori në fjalë, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ajo thekson se kërcënimi në fjalë i ka ardhur në mënyrë të tërthortë përmes Kancelarit të Gjykatës dhe se ditën që ka ndodhur, prokurori Dyrmishi ka qenë në zyrën e saj.
Në fund të letrës, gjyqtarja Këlliçi i kërkon prokurorisë pjesë e së cilës është Dyrmishi që të deklarojë mungesën e moskompetencës dhe dërgimin e akteve një prokurorie tjetër më të afërt.
Kërkesa e Këlliçit drejtuar Prokurorisë
“Drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokurore Deniona Katro
Unë gjyqtare Arnisa Këlliçi, kam depozituar një kallëzim në lidhje me dy kërcënime të kryera kundrejt meje.
Sot më datë 26 janar 2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga prokurori Adriano Dyrmisji, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.
Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.
Duke pasur parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës GJykatës, në banë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt.
Me vlerësimin për punën tuaj të deritranishme dhe me konsideratë.”
Ngjarja
Pak ditë më paë gjyqtarja Arnisa Këlliçi kërkoi mbrojtje të posaçme pasi i kishte ardhur në kërcënim me jetë për atë dhe familjen e saj.
Kërcënimi është regjistruar gjatë një telefonate të kancelarit të Gjykatës me prokurorin e dyshuar Dyrmishi e më pas sipas Kancelarit i është përcjellë gjykatës.
Kancelari i Gjykatës së Tiranës, i cili ka bërë kallëzimin ndaj një prokurori, pretendoi se prokurori kërcënoi edhe atë e familjen e tij.
Ai ka mundur të regjistrojë bisedën me prokurorin ku kërcënohej edhe gjyqtarja Këlliçi.
Përveç kallëzimit, Kancelari ka vënë në lëvizje edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar procedim disiplinor ndaj prokurorit
Pas kërkesës së Këlliçit, KLGJ-ja e miratoi mbrojtjen e posaçme të gjyqtares dhe familjes së saj./Hashtag.al