Spiropali uron Xhaferrin për postin e kryeministrit: Shqiptarët besuan, e bënë Maqedoninë e Veriut shembullin e bashkëjetesës ndëretnike

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka uruar Talat Xharrin, kryeministrin e pare shqiptar ne Maqedonine e Veriut per postin e larte qe ka marre.

Njeheresh, teksa ka uruar dhe BDI-ne, Spiropali ka uruar dhe te gjithe shqiptaret që nuk ndaluan kurrë së besuari në idenë e paqes, duke e bërë Maqedoninë e Veriut shembullin e bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave të vërteta europiane, të cilat në ditët e sotme jane të cënuara seriozish.

 Postimi i Spiropalit:

Urime mikut tonë Talat Xhaferi, Kryeministrit të parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut!

Urime BDI-së dhe Kryetarit të saj Ali Ahmeti, të cilët jo vetëm besuan, por me largpamësi e bënë të mundur këtë arritje.

Mbi të gjjtha dhe gjithçka, urime të gjithë shqiptarëve që nuk ndaluan kurrë së besuari në idenë e paqes, duke e bërë Maqedoninë e Veriut shembullin e bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave të vërteta europiane, të cilat në ditët e sotme jane të cënuara seriozisht.

Shembuj si ky na bëjnë jo vetëm të besojmë, por edhe të jemi të sigurtë se bashkarisht do ta bëjmë të mundur ëndrrën për t’u bërë bashkë, pjesë e familjes europiane. Urime me zemër!/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com