Në 2021 u dekorua për punë të dalluar, Vettingu shkarkon nga detyra zyrtarin e Policisë së Shtetit

Agjencia e Mbikëqyrës Policore, përmes procesit të vetting-ut ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të Thodhori Gravanit, në një proces pa prezencën mediatike pasi AMP nuk ka njoftuar gazetarët në seancën dëgjimore të zhvilluar këtë të premte, ku në të njëjtën kohë është dhënë edhe vendim.

Thodhori Gravani mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më 23 janar AMP ka mbajtur seancë publike edhe për Edmond Rizajn, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe edhe në këtë rast media nuk është njoftuar.

Në prill 2021, Theodhori Gravani mori “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu “Për merita të veçanta, profesionalizmin e treguar në përmbushjen e detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të ristrukturimit organizativ dhe modernizimit të gjithanshëm të organizatës së Policisë së Shtetit”.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com