Një 21-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë në Elbasan, pasi ka goditur me shkop gome një 24-vjeçare.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, teksa po vijon puna për zbardhjen e plotë të raqstit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/a.r