Suedia drejt luftës me Rusinë? Fatos Klosi: Me rusët nuk bëhet shaka, por Putini ka frikë NATO-n

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka deklaruar se Suedia ka nisur të mobilizohet si pasojë e një rreziku që ekziston që mund të çojë në përplasje me Rusinë.

Duke folur në emisionin “Jetë Shqiptare”, Klosi vuri në dukje se Rusia është një shtet i fortë ushtarakisht dhe duhet marrë shumë seriozisht.

Por nga ana tjetër, sipas tij, Rusia kërkon t’i shmanget një përplasjeje ushtarake me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Suedezët po bëjnë gabimisht lojën e rusit, po tremben njerëzit. Suedia do të futet në NATO dhe do ta bindin Hungarinë që të dorëzohet.

Të hysh në NATO do të thotë të jesh i sigurt se pas teje është Britania, Franca, Amerika, Spanja, Gjermania etj. Rusia duhet marrë me seriozitet sepse ka arritur të mobilizojë 300 mijë ushtarë. Është vend i madh. Ka një industri armatimesh që i ka shitur në të gjithë botën tani po i përdor për veten e vet. Nuk është shaka me Rusinë.

Në këtë mënyrë qeveritarët suedezë po bëjnë punën e tyre, po mobilizojnë popullin. Por nuk është rreziku kaq imediat. Rusët e kanë thënë, Putini e ka thënë se “nuk kemi punë me NATO-n”, u shpreh Klosi.

Gjithashtu, Klosi vuri në dukje se një nga problemet me të cilat po përballet Perëndimi aktualisht është edhe ndihma që u duhet dhënë Ukrainës, e cila pas kundërofensivës ndaj Rusisë gjendet në vështirësi.

Rusët nuk janë të çmendur e kanë thënë disa herë. Nuk duan të përplasen me NATO-n. Janë dy probleme, problemi i parë është që duhet ndihmuar Ukraina.

Që të ndihmohet Ukraina duhet shpjeguar situata. Presidenti ukrainas ka thënë që në fillim që “ne po luftojmë edhe për Evropën”. E dyta, çfarë do bëhet do hyjë edhe NATO në luftë? Sepse Suedia po përgatitet të futet në luftë. E ka kërkuar po e vonon Hungaria. Do ta miratojë gjithsesi për të qenë anëtare e NATO-s.

Finlanda nuk e bëri këtë gjë sepse u fut në NATO dhe nuk shtrohet problemi i mobilizimit. Dje ministri anglez i Mbrojtjes tha që do të fusim mobilizimin që të përgatitet edhe populli britanik në këtë rast. Kështu që nuk është për ta thënë në Shqipëri këtë që plasi lufta sot! Mos i çuditni njerëzit! Një gjë po ndodh, Ukraina provoi kundërofensivën dhe nuk iu eci. Ukraina ka nevojë të domosdoshme për ndihma”, shpjegoi Klosi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com