Xhafaj: Dora e mazhorancës, mbetet e shtrirë për bashkëpunim me opozitën, por aq sa e lejon logjika

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj në një intervistë në Ora News foli për zhvillimin e seancës plenare ditën e sotme e cila sërish shoqërua me kaos nga deputetët e opozitës. Xhafaj u shpreh se dora e mazhorancës mbetet e shtrirë për bashkëpunim me opozitën.

Xhafaj: Fatkeqësisht jemi në të njëjtën situatë. Dora e PS dhe e kësaj mazhorance vazhdon të jetë e shtrirë për të diskutuar në një kuadër logjik ato që janë kërkesat kryesore të opozitës.

Prapë kishte një përpjekje nga deputetët e opozitës për të ngjitur parrullla dhe përësëri garda u detyrua të ndërhyjë. Detyra jonë kryesore është që të bëjmë ligje. Marrja peng e sallës së parlamenteve mund të ndodhte një herë por nuk mund të vijojë tani më prej gati 6 vitesh për cfarëdo lloj teme që diskutohet. /m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com