Galaja e Festës së Pranverës, një festë e madhe kulturore

Me afrimin e Vitit të Ri Kinez, Galaja e Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) për vitin 2024 është gati të mahnitë shikuesit në mbarë botën. Galaja, e njohur nga Rekordet Botërore “Guinness” si programi televiziv më i ndjekur në mbarë botën, është bërë një festë kulturore, duke përhapur gëzim me rastin e Vitit të Ri në komunitetin kinez në mbarë botën. Galaja do trasmetohet me 9 shkurt sipas orës së Pekinit
Me një histori prej 40 vjetëve, Galaja e këtij viti do të sjellë një festë audio-vizuale për shikuesit globalë.

Nëpërmjet këngëve, valleve, pjesëve të operave, fjalëshpejtave dhe skeçeve, galaja pasqyron jetën e përditshme dhe ofron një platformë për njerëzit nga të gjitha sferat e jetës që të ndajnë aspiratat e tyre për një të ardhme më të mirë.

Viti 2024 është viti i loong-ut sipas kalendarit hënor të Kinës. Loong-u simbolizon mbarësinë, mençurinë dhe forcën në kulturën tradicionale kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com