Stuhia “Ciaran” dëmton Shqipërinë, çarje të asfaltit, rrugë të bllokuara dhe fshatra të tërë pa energji el

Ashtu siç ishte parlajmëruar nga meterologët, stuhia “ciaran” pas Evropës dhe Italisë ka kaluar në Ballkan duke prekur vendin tonë. Pas një nate me rrebeshe, era të forta, dëmet kanë qenë të konsiderueshme në disa zona.

Sipas raportimeve, vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit.

Po ashtu probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, etj., ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona. Në fshatin “Fshat”, ka pasur çarje të asfalti, ndërsa shtabi i emergjencave është në gatishmëri të plotë.

Në bashkinë Shkodër, të tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit u zhbllokuan. Raportohen për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Shkrel e Kelmend. Si pasojë e daljes nga shtrati të perroit u bllokua segmenti Theth- Nderlysaj, ndërsa në fshaten Buzhale të Bashkisë Pukë, nga shkarja e dherave u dëmtua kabina e këtij fahati duke ndërprerëenergjinë elektrike. Gjithashtu në disa rrugë nacionale ka pasur rënie inertesh.

Në Korçë reshjet e orëve të fundit kanë qenë intensive por nuk ka pasur përmbytje. Probleme ka pasur me energjinë elektrike. Gjatë mbremjës për shkak te erës se forte kanë mbetur pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa në bashkinë e Maliqit njesia administrativr moglicë fshatrat Popcisht dhe Kucakë.

Gjithashtu pa energji elektrike kane qene edhe fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndërsa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas.

Akset rrugore Elbasan-Q.Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Stërblevë kanë pasur rënie inertesh e gurësh. Disa akse rurale të bashkisë Librazhd dhe te bashkisë Gramsh e Cërrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë. Prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar. Ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të qytetit të Peqinit, rrethinat e Cërrikut, në Labinot Mal, Funarë, bashkia Elbasan,

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com