PD çon në Kuvend amendamentin “Salianji”, Biberaj thumbon ish-kolegët: Deputetët e opozitës gabojnë nëse ‘flirtojnë’ me PS

Për ish-deputetin demokrat Aleksandër Biberaj, reforma zgjedhore duhet të jetë një produkt i maxhorancës dhe opozitës. Në një intervistë per ABC Biberaj tha se të gjithë faktorët duhet të marrin pjesë në komision.

“Historia e tranzicionit ka treguar se reforma zgjedhore është bërë nga maxhoranca dhe opozita, sepse në fund të fundit diskutohet për rregullat e lojës, kur futesh në një proces votimit të jenë të barabarta për të gjithë. Këto rregulla i ka prishur Rama, që nuk dëshiron të ketë opozitë. OSBE bën punën e vet që ka zgjedhjet e 31 marsit 1991 deri sot, bëjnë rekomandimet e tyre për përmirësimin e atyre elementëve që kanë çaluar ose nuk kanë funksionuar.

Ata janë luajalë, korrekt, të ekuilibruar, të balancuar por mbetet në dorë të maxhorancës për të marrë parasysh rekomandimet. Gjykoj duhet të marrin pjesë të gjithë faktorët opozitarë, pra është një debat për të vendosur për një variant të pëlqyeshëm” tha ai, ndërsa komentoi edhe amendamentin e ashtuquajtur ‘Salianji’, dorëzuar në Kuvend.

“Lidhur me integrimin palët duhet të jenë mbi qëndrimin politik. Cdo deputet jep kontribut. Lidhur me këto, që I përmendni si devijime apo flirtime, kam kohë që e them se deputetët e opozitës janë bërë si qentë, nuk e njeh më qëni të zotin. Nuk dua as ti gjykoj, por nëse flirtojnë me Ramën bëjnë një gabim shumë të madh, se në fund të ditës janë zgjedhur me votat e demokratëve.” -tha ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com