Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Belerin

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Fredi Belerin.

Mësohet seanca e radhës për Belerin është vendosur të mbahet më 29 janar.

Në seancën e sotme avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Sot seanca u mbajt pasi, Beleri apeloi kërkesën e rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për të marrë lejen e posaçme.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi u kap në flagrancë  duke blerë vota.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com