Aksident i rëndë në Vlorë-Levan, makinat përplasin bariun që po kalonte rrugën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Vlore-Levan, në afërsi të Novoselës.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë është goditur një bari që ka tentuar të kalojë rrugën.

I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht, autostrada Vlorë Fier është e bllokuar dhe makinat janë detyruar të kalojnë nga rruga e vjetër.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com