“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

Gazetari Fatos Mahmutaj ka ndarë detajet e momentit kur gardisti Agim Llupo e goditi me plumb në 21 Janar.

I ftuar në “Real Story”, ai ka thënë se plumbi i shpoi dorën, ndërsa pranë tij ishte një nga viktimat, Hekuran Deda.

“Le ta shpjegojmë pak më në detaje, unë ndodhesha në platformën e gazetarëve. Isha i vetmi gazetar që ndodhesha në atë platformë, pasi të gjithë të tjerët ishin duke bërë video me celuar, qytetarë kuriozë dhe i ndjeri Hekuran Deda. Ishim 10 cm larg njëri-tjetrit. Ishin aq shumë njerëz, sa që majat e këmbëve të mija ishin në ajër. Unë po mbështetesha mbi Hekuran Dedën dhe shokun e tij për të mos u rrëzuar ndaj lidhjes live.

Nuk e di a u qëllua për mua apo për dikë tjetër aty, por mundësia për të goditur dikë ishte shumë e thjeshtë, pra, si do që të qëlloje aty, do ta kapje dikë. Plumbat u qëlluan nga Agim Llupo, nga ai gardisti, që emrin ia mësova më vonë me thënë të drejtën, i cili qendronte te hyrja e bodrumit të kryeministrisë.

Të paktën, në atë trungun e pemës u dëgjuan mbi 4-5 trokitje plumbash. Mua më shpoi dorën, që e kisha mbështetur te veshi dhe isha në live, pra realisht nuk di të them nëse ishte plumbi im që kapi Hekuran Dedën, apo ishte plumbi i radhës i breshërisë”, u shpreh ndër të tjera gazetari./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com