Bie skela nga pallati në ndërtim, plagosen babë e bijë në Tiranë

Një skelë në një pallat në ndërtim ka rënë në zonën e ish-Parkut të Autobusave në Tiranë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë që po kalonin aty.

Të lënduarit janë babë e bijë, identitetet e të cilëve nuk bëhet e ditur. Ata janë dërguar në spital, por deri më tani nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

Të tjera detaje pritet të mësohen në vijim mbi këtë ngjarje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com