Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.
Begaj theksoi se delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë.
“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit. Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë. Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, -u shpreh Kreu i Shtetit.
/a.d