Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se paqëndrueshmëria e mundshme nëse Kongresi nuk miraton ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën mund të përhapet në Evropë dhe pyeti veten se çfarë mund të ndodhte në Ballkan, duke paralajmëruar se një situatë e tillë do të “ndryshonte dinamikën”.
Biden e tha këtë të premten, duke folur në Shtëpinë e Bardhë për refuzimin e Kongresit amerikan për të miratuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, raporton NBC.
Sipas asaj media, Biden në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit nga Zyra Ovale, paralajmëroi se mungesa e ndihmës së re do të ishte e tmerrshme për Ukrainën dhe rendin më të gjerë botëror.
Në dhjetor 2023, Shtëpia e Bardhë njoftoi se fondet e fundit të disponueshme të SHBA-së ishin dorëzuar në Ukrainë dhe ndihmësit kryesorë të Biden u thanë hapur ligjvënësve amerikanë se nëse Kongresi nuk miratonte së shpejti ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, Rusia mund ta fitonte luftën në një çështje javë, në rastin më të mirë, në pak muaj, shton portali amerikan.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Avril Haynes paralajmëruan se nuk ishte rastësi që Rusia nisi valën më të madhe të sulmeve ajrore të administratës deri më tani, në një kohë kur Kongresi amerikan refuzoi të autorizojë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën muajin e kaluar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidenti amerikan Biden i kërkuan Kongresit Amerikan të miratojë një paketë të re ndihme prej 61.4 miliardë dollarësh, por republikanët refuzojnë ta miratojnë ndihmën pa një marrëveshje me demokratët për forcimin e sigurisë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë./m.j