EMRI/ Makina del nga rruga në Lushnjë dhe përfundon në kanal. Drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjës.

Dyshohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit, Elnis Allkanjari, pasi ka mbetur për pak kohë i bllokuar, është nxjerrë dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com