‘Zgjedhorja’/ Do t’i bashkoni votat me PS? Basha: Kemi bërë propozimet tona publike. E lagu s’e lagu bishtin dhia, nuk…!

Kreu i PD-së është pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për shtyp nëse do të bashkojnë votat me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore. Basha në përgjigjen e tij tha se PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik.

Basha tha se duan lista të hapura, votim e numërim elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë elektorale.

“Përgjigja është shumë e thjeshtë PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik që është’ listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votimin dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës. Vota për Reformën Zgjedhore që të jetë i suksesshëm nuk duhet të jetë i një partie.

Të bëjmë një debat publik, mos të merremi me e lagu se lagu bishtin dhia. Çështja themelore është të shpalosim qëndrimet”, tha Basha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com