“Zgjedhorja’/ Basha: Ka një komplot. Rama, PS dhe të tjerët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazare të mos kemi lista të hapura

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kundërshtarët e tij në opozitës se bëjnë pazare natën me Edi Ramën për të mos hapur sipas tij, listat e zgjedhjeve.

“Teatri i reformës zgjedhore me ndihmën edhe të regjisorit të kësaj shfaqje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake kësaj jave. A keni dëgjuar këtë javë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve politikë nëse janë pro listave të hapura, nëse janë për votim elektronik, nëse janë për një zonë elektorale dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koincidencë.

Ka një komplot nga Edi Rama dhe Partia Socialiste dhe të tjerë me të cilët bëjnë sikur shahen ditën dhe natën bëjnë pazare që mos ta kenë të hapura listat. Në funksion të këtij komploti, ndodh ajo që quhet tym dhe pasqyra. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe tani është koha për një sistem zgjedhor.

Në 24 orë të bësh xhiron e medias diskutohet për gjithçka përjashtuar këto çështje. Përpjekja për të na hequr nga këto çështje diku me tym dhe pasqyra dhe diku me shfaqje si ajo e paradites, nuk do të na kthejë pas. Listat e hapura, barazia e votës, pra Shqipëria një zonë elektorale.

Një deputet në Vlorë zgjidhet me 8500 vota, në Kukës me 13 mijë vota. Mënyra për ta zgjidhur është Shqipëria një zonë elektorale dhe kjo i jep fund debatit se ku do të votojë diaspora, siç e ka Kosova apo Holanda. Javët do të kalojnë dhe pastaj do të thotë Edi Rama s’kemi kohë.

Ndaj dhe shfaqje si ajo e sotmja edhe në mos qofshin plotësisht të koordinuara, i shërbejnë vetëm atij që nuk e do reformën zgjedhore. Ky është një kurth që nuk do të arrijnë ta fusin dot kollaj Partinë Demokratike. Edi Rama e di që me këtë Kod nuk mund të shkojë në zgjedhje”, tha Basha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com