Foto/ Kush është aktorja kosovare, prezantuese e Festivalit të Këngës në RTSH

Festivali i Këngës në RTSH do të ketë më shumë se një prezantues. edhe pse është përfolur se prezantuese do të jetë Arbana Osmani, ajo ende nuk është prononcuar për këtë, për ta konfirmuar ose mohuar.

Ndërkohë, në konferencën për shtyp, organizatorët zbuluan se një nga prezantueset, gjithashtu pjesë e ekipit realizues, është aktorja e njohur Adriana Matoshi.

“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë,” u shpreh Matoshi.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke si edhe prezantuesja Adriana Matoshi. “Festivali i Këngës” do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com