Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar dy nga ndeshjet e radhës për javën e 11-të.
Në kryeqytet, Tirana fitoi 2-0 kundër Teutës, duke marrë tri pikë e para të plota, pas tre ndeshjeve pa fitore. Në Laç, Partizani fitoi 0-1 me vendasit falë një goli të Taipit në minutën e fundit.
Në ora 17:00 do të luhet Vllaznia – Erzeni.
Në “Selman Stërmasi” Tirana fitoi 2-0 kundër Teutës për javën e 11-të në Superligë. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 12 minutave lojë nga Florent Hasani. Goli i dytë u shënua po nga sulmuesi Hasani në minutën e 82-të, këtë herë nga penalltia. Me 17 pikë bardheblutë ngjiten në vendin e tretë në klasifikim, ndërsa me 11 pikë Teuta ndodhet në vendin e parafundit, aq pikë sa ka edhe Dinamo që qëndron në fundin e klasifikimit.
Në stadiumin e Laçit, Partizani fitoi 0-1 me vendasit e Mirel Josës, edhe pse kampionët në fuqi ende nuk e kanë një trajner të mirëfilltë në stol. Arbër Abilaliaj seleksionon fitoren numër katër në po kaq ndeshje, edhe pse është drejtor sportiv dhe fati e ka ulur në stolin e skuadrës së kuqe. Duhej minuta e fundit shtesë (90+4) që ndeshja të fliste për Partizanin. Gjelbrim Taipi i dha tri pikë të tijve. Me 23 pikë Partizani mban vendin e dytë, me pikë të barabarta me Egnatian kryesuese. Laçi me 14 pikë qëndron në vendin e katërt.
Superliga – java 11-të:
E martë:
Egnatia 2-1 Kukësi
Dinamo 2-1 Skënderbeu
E mërkurë:
Tirana 2-0 Teuta
Laçi 0-1 Partizani
17:00 Vllaznia – Erzeni