Komisionet Hetimore/ Basha reagon ndaj ligjit : Makinacionet e Ramës për t’i pamundësuar opozitës transparencën tregojnë frikën e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një reagimi është shprehur se “makinacionet e Ramës për t’i pamundësuar opozitës komisionet hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta”.

Basha u shpreh se “ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës”, duke akuzuar kreun e qeverisë.

Ai theksoi se “kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi dhe se kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”.

Reagimi i plotë:

Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.

Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.

Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.

Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com